LAJMI I FUNDIT:

Femrat kujdesen më shumë se meshkujt

Femrat kujdesen më shumë se meshkujt

Sipas disa hulumtimeve, afro 80% e femrave dhe meshkujve besojnë se llojette të caktuara të ushqimeve dhe pijeve, kanë efekt pozitiv në ruajtjen e shëndetit, por femrat megjithatë janë ca më të freskëta në kujdesin e tyre.

Femrat në raport me meshkujt mendojnë më shumë se ushqimi mund të jetë i mirë për:

– ruajtjen e shëndetit (Femrat: 53% vs, Meshkujt: 46%)
– ngopjen afatgjate (42% vs 27%)
– përmirësimin e tretjes (41% vs 33%)
– zvogëlimin e mundimeve akute shëndetësore (34% vs 27%)
– ngritjen e rezistencës dhe imunitetit (34% vs 27%)
– përmirësimin e aftësive mentale (34% vs 27%)
– parandalimin e rrezikut të sëmundjeve të caktuara (33% vs 25%)
– përmirësimin e pamjes së përgjithshme (30% vs 20%).

Edhe pse femrat janë shumë më të kënaqura me gjendjen shëndetësore, njëkohësisht janë edhe më të kujdesshmet sa i takon peshës së tyre trupore, si dhe për ndryshimet në ushqyeshmëri me qëllim të përmirësimit të shëndetit.


Përveç rrethanave dhe faktorëve tjerë që ndikojnë në shprehitë ushqyese, femrat kanë edhe nevoja të veçanta, të cilat dallojnë nga ata të meshkujve (p.sh. nevojë të rritur për kalcium dhe vitaminë D).