LAJMI I FUNDIT:

Interneti nxitës i ushqimit mediteran

Interneti nxitës i ushqimit mediteran

Shkencëtarët skocezë kanë arritur që me anë të internetit ta promovojnë ushqimin mediteran.

Pjesëmarrësit në studim kanë marrë nga një broshurë edukative dhe së paku një herë në javë kanë vizituar një faqe të internetit e cila ka qenë e dedikuar për ushqimin mediteran dhe dobitë shëndetësore nga ai, ndërsa faqja ka ofruar edhe këshilla praktike dhe receta.

Edukimi i cili ka zgjatur gjashtë muaj ka rezultuar me rritjen e konsumimit të perimeve dhe rregullimin e nivelit të kolesterolit në gjakun e participantëve.

Kjo mënyrë ka sjellë deri te ndryshimet afatgjate në sjelljen dhe ushqimin e tyre.