LAJMI I FUNDIT:

Edhe vera e bardhë është e dobishme

Edhe vera e bardhë është e dobishme

Një studim i ri ofron qetësi për të gjithë dashamirët e verës së bardhë, pasi që shkencëtarët kanë njoftuar se vera e bardhë e mbron zemrën ngjashëm sikurse edhe vera e zezë.

Deri me tani është menduar se vera e bardhe, ndryshe ka vera e zezë, nuk ka ndikim pozitiv deri në atë shkallë, pasi që pulpa e rrushit nga e cila prodhohet vera e bardhë nuk përmban rezervatrol sikurse korja nga e cila prodhohet vera e zezë.

Mirëpo, një studim i ri i realizuar te minjtë ka zbuluar se vera e bardhë i mbron mitokondriet (organele qelizore që prodhojnë energji) e qelizave të zemrës nga dëmtimet oksiduese, dhe në këtë mënyrë vepron në mënyrë mbrojtëse ndaj zemrës.