LAJMI I FUNDIT:

Supa e pulës kundër shtypjes së lartë të gjakut

Supa e pulës kundër shtypjes së lartë të gjakut

Një studim i ri ka treguar se supa e pulës mund të shërbejë për ta luftuar shtypjen e lartë të gjakut.

Autorët e studimit pohojnë se kolagjeni i pranishëm supën e pulës vepron ngjashëm sikurse ACE-inhibitorët, barna të cilët zakonisht përdoren për ta mjekuar shtypjen e lartë të gjakut.

Shkencëtarët kanë zbuluar katër lloje të ndryshme proteinash në kolagjenin e pranishëm në këtë supë, të cilat kanë aktivitet të lartë të ngjashëm me ACE-inhibitorët.

Këto proteina të cilat janë izoluar dhe iu janë dhënë minjve, kanë shkaktuar rënie të dukshme për një kohë të gjatë të shtypjes së gjakut.