LAJMI I FUNDIT:

Leximi ndihmon humbjen në peshë?

Leximi ndihmon humbjen në peshë?

Një hulumtim i shkencëtarëve amerikanë nga Universiteti Duke sugjeron se leximi mund t’u ndihmojë vajzave që të humbin në peshë.

Në studim janë analizuar 31 vajza të moshave ndërmjet 9 dhe 13-vjeçare të cilat kanë lexuar një libër, ku protagonisti kryesor ka qenë i trashë dhe ka pasur vështirësi me vetëkontrollin, ndërsa 33 vajza tjera me moshë të ngjashme kanë lexuar një tjetër libër, i cili nuk ka përmbajtur karaktere me mbipeshë trupore.

Ndërsa një grup prej 17 vajzash nuk kanë lexuar asnjë libër, dhe ky grup është konsideruar si grup i kontrollit.

Pas gjashtë muajsh të këtij programi është vërejtur zvogëlim i peshës trupore te të gjitha grupet, mirëpo rezultate më të mira janë vërejtur te grupi i vajzave të cilat e kishin lexuar librin me personazhin me mbipeshë trupore.


Te këto vajza humbja në peshë ka qenë dyfish më e madhe sesa ato vajza të cilat e kanë lexuar librin pa personazh të trashë, ndërkohë humbja në peshë te vajzat të cilat nuk kanë lexuar aspak, ka qenë shumë e vogël.