LAJMI I FUNDIT:

Larja e duarve dhe infeksionet

Larja e duarve dhe infeksionet

Larja e rregullt e duarve mund ta parandalojë shfaqjen e infeksioneve, siç ftohja dhe gripi.

Sipas hulumtimeve të realizuara në SHBA, është i vogël numri i njerëzve të cilët i lajnë duart rregullisht, edhe pse kjo është mënyra më e mirë për t’i parandaluar infeksionet.

“Larja e rregullt e duarve brenda ditës mund të ndihmojë në zvogëlimin e vizitave te mjeku ose ambulancat urgjente”, pohon Nancy Bock, njëra nga hulumtueset.