LAJMI I FUNDIT:

Me ushtrime fizike për ta lënë duhanin

Me ushtrime fizike për ta lënë duhanin

Një hulumtim i realizuar te femrat shtatzëna sugjeron se aktiviteti fizik ndihmon në suksesin e lënies së duhanit.

Rezultatet e shkencëtarëve nga Universiteti londinez St. George, pohojnë se ushtrimet trupore kanë ndikim të ngjashëm me flasterët nikotinikë në ndërprerjen e duhanpirjes.

Nikotina mund të sjellë deri te zvogëlimi i masës trupore të të porsalindurit, rrit rrezikun për vdekjen e foshnjës në muajt e parë të lindjes, mund të krijojë vështirësi në mësim dhe komplikime në fazën e mëvonshme të fëmijërisë.

Të dhënat në SHBA dhe Britani të Madhe kanë treguar se nga 17% deri në 20% e femrave vazhdojnë pirjen e duhanit edhe gjatë shtatzënisë.