LAJMI I FUNDIT:

Dygjuhësia dhe belbëzimi

Dygjuhësia dhe belbëzimi

Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar se fëmijët të cilët flasin dy gjuhë para moshës pesëvjeçarë, janë më të prirë për të belbëzuar dhe kanë vështirësi në të folur me kalimin e kohës në raport me moshatarët e tyre të cilët flasin vetëm një gjuhë.

Rezultatet e publikuara në revistën “Archives of Disease in Childhood”, janë të bazuara në studimet e realizuara te 137 fëmijë londinezë, të cilët janë lajmëruar te terapeuti si pasojë e belbëzimit, në moshën ndërmjet tetë dhe dhjetë viteve.

Përgjithësisht 61% e fëmijëve të cilët kishin folur anglishten dhe një gjuhë tjetër kishin belbëzuar, ndërsa belbëzimi te shumica e tyre ka qenë në të dy gjuhët. Një karakteristikë tjetër ishte se djemtë belbëzonin më shumë se vajzat, në raport 4 me 1.