LAJMI I FUNDIT:

Qeshja dëshmohet e shëndetshme

Qeshja dëshmohet e shëndetshme

Një studim japonez i realizuar te të sëmurët me diabet tip 2, tregon se qeshja aktivizon gjenet të cilat ndikojnë në mbrojtjen natyrore të organizmit dhe zvogëlon nivelin e sheqerit në ngjak pas ushqimit.

Gjatë studimit, nga pacientët është kërkuar që një ditë të shikojnë filma komikë, ndërsa ditën tjetër filma seriozë.

Qeshja ka aktivizuar 39 gjene (prej 41.000 të analizuar), kurse 14 prej tyre kanë të bëjnë me aktivitetin e qelizave të sistemit imun.

Edhe pse nuk janë aktivizuar gjenet të cilat rregullojnë glukozën në gjak, niveli i glukozës ka qenë i ulët vetvetiu.