LAJMI I FUNDIT:

Të dashuruarat kanë zemër të shëndoshë

Të dashuruarat kanë zemër të shëndoshë

Pas hulumtimeve dhjetëvjeçare te 600 femra, mjekët suedezë kanë vërtetuar se femrat e lumtura në dashuri dhe gratë në martesë të lumtur, kanë zemër më të shëndoshë në krahasim me femrat e vetmuara ose të palumtura.

Pas hulumtimeve, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se lumturia dhe lidhja ndërmjet dy personave të gjinisë së kundërt ndikon pozitivisht në gjendjen e përgjithshme shëndetësore, sidomos në zemër dhe në enët e gjakut.

Ndërsa femrat të cilat në lidhjen e tyre kanë më shumë probleme të cilat nxisin stres, ato përjetojnë tendosje të enëve të gjakut dhe aritmi të zemrës.