LAJMI I FUNDIT:

Steroidet anabolike

Steroidet anabolike

Meshkujt të cilët merren me bodibilding dhe të cilët marrin steroide anabolike për ndërtimin e muskujve rrezikohen nga problemet seksuale, zvogëlimi i pjellorisë dhe problemet me zemër.

Në bazë të analizave të bëra te bodibilderët të cilët në mënyrë vullnetare kanë filluar marrjen e steroideve anabolike në formë tabletash ose injeksionesh, është parë zvogëlimi i nivelit të hormoneve seksuale mashkullore, zvogëlim i testiseve, zvogëlim i numrit të spermatozoideve, rritje e gjinjve dhe sasi të ulëta të kolesterolit të mirë në gjak.