LAJMI I FUNDIT:

Rekomandohet që shtatzënia të kalohet në fshat

Rekomandohet që shtatzënia të kalohet në fshat

Jeta në fshat gjatë kohës së shtatzënisë zvogëlon prirjen që fëmija të sëmuret nga astma, ekzemat dhe alergjitë.

Shkencëtarët nga Universiteti Massey i Zelandës së Re besojnë se ekspozimi i shtatzënës ndaj kafshëve dhe baktereve në ambientin e fshatit, ndikon në përmirësimin e sistemit imun të fetusit.

Në studim kanë marrë pjesë 1.300 fëmijë nënat e të cilëve e kishin kaluar kohën e shtatzënisë në fshat, ndërsa rezultatet kanë treguar se këto fëmijë kanë qenë më pak të prirë për t’u sëmurë nga astma, ekzemat dhe alergjia.