LAJMI I FUNDIT:

Soja ndikon te fertiliteti mashkullor

Soja ndikon te fertiliteti mashkullor

Meshkujt të cilët për çdo ditë e konsumojnë sojën mund të jenë më pak fertilë në krahasim me ata të cilët nuk e përdorin atë.

Në një studim të ri janë përfshirë 99 çifte të cilët kanë pasur probleme për të pasur fëmijë. Meshkujt nga këto çifte kanë dhënë mostrat e spermës dhe kanë mbushur një formular ku kanë treguar për ushqimet të cilat i kanë konsumuar në tre muajt e fundit.

Rezultatet kanë treguar se numri i spermatozoideve te personat të cilët kishin konsumuar sojën kishte qenë më i vogël, megjithatë ky numër prapëseprapë kishte qenë në kufij të normales.

Për këtë arsye shkencëtarët rekomandojnë se nuk është i nevojshëm ndryshimi i shprehisë ushqyese deri sa të ketë fakte shkencore për ndikimin negativ të sojës në fertilitet.