LAJMI I FUNDIT:

Qumështi i mbron muskujt

Qumështi i mbron muskujt

Shkencëtarët kanë zbuluar se qumështi ndihmon në përtëritjen e muskujve gjatë aktivitetit fizik.

Sipas një studimi, personat të cilët janë fizikisht aktivë kanë dobi shumë më të mëdha nga konsumimi i qumështit sesa konsumimi i ujit ose lëngjeve të ndryshme për sportistët.

Autorët e studimit, arsye për këtë e konsiderojnë faktin se qumështi jo vetëm që i mbron muskujt, por njëkohësisht shërben edhe si preparat rehidrues.