LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e gjumit rrezik për mbipeshë

Mungesa e gjumit rrezik për mbipeshë

Një studim amerikan me më shumë se 87.000 të rritur pohon se mungesa e gjumit (më pak se gjashtë orë në ditë), si edhe fjetja e tepërt (më shumë se nëntë orë), rrit prirjen për trashje.

Ky pohim është i ngjashëm më studimet e mëparshme të cilat kanë pohuar se mungesa e gjumit është njëri nga shkaktarët që e nxit mbipeshën.

Shpjegimi për këtë lidhje ndërmjet gjumit dhe mbipeshës është i ndryshëm. Disa i fajësojnë hormonet të cilat e rregullojnë apetitin, të tjerët mungesën e ushtrimeve, si edhe ngrënien e vazhdueshme.