LAJMI I FUNDIT:

Përparësitë tjera të gjidhënies

Përparësitë tjera të gjidhënies

Është treguar se gjidhënia ndikon pozitivisht në rritjen e inteligjencës së fëmijës dhe në mbrojtjen nga sëmundjet e mëvonshme kronike.

Ndërsa, tani është treguar se gjidhënia ndihmon edhe në zhvillimin e shprehive të drejta ushqyese të fëmijës duke pasur parasysh njohjen e shijeve nga qumështi i nënës.

Më herët kemi treguar se foshnjat i njohin shijet, ndërsa tani shkencëtarët nga Universiteti i Kopenhagës mendojnë se llojllojshmëria e shijes së qumështit të nënës mund të ndikojë në preferencat ushqyese të fëmijës duke ndikuar në këtë mënyrë në zgjedhjen e ushqimit të duhur në jetën e mëvonshme.