LAJMI I FUNDIT:

Shtatzënat duhet të hanë çokollatë

Shtatzënat duhet të hanë çokollatë

Shtatzënave iu ndalohen shumë ushqime: peshku për shak të merkurit, disa djathëra për shkak të kontaminimt të mundshëm nga bakteriet, vera etj. Por çka ndodh me çokollatën?

Një studim i ri, në të cilin janë përfshirë rreth 2.300 shtazëna, ka treguar se konsumimi i përditshëm i çokollatave të vogla, zvogëlon rrezikun për pre-eklampsi.

Pre-eklampsia është komplikim i shpeshtë gjatë shtatzënisë që përcillet me shtypje të lartë të gjakut dhe paraqitjen e proteinave në urinë.