LAJMI I FUNDIT:

Shtrenjtohen vitaminat

Shtrenjtohen vitaminat

Pritet shtrenjtimi global i vitaminave të tretshme në yndyra, njoftojnë prodhuesit.

Rritja e çmimit të vitaminave do të jetë për më shumë se 10%, ndërsa kjo ndodh për shkak të rritjes së çmimit të lëndës së parë, energjisë dhe transportit.

Vitaminat E dhe A tanimë janë shtrenjtuar, ndërsa në të ardhmen e afërt edhe pritet shtrenjtimi i dy vitaminave tjera të tretshme në yndyra: vitaminës D dhe K.