LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët duhet të ushqehen me televizor të fikur

Fëmijët duhet të ushqehen me televizor të fikur

Fëmijët të cilët ushqehen përballë televizorit të fikur, marrin më shumë kalori se në rastin e kundërt, kanë bërë të ditur shkencëtarët kanadez të Universitetit të Torontos.

Hulumtimet e tyre kanë dëshmuar se televizori i ndezur mesatarisht çon në harxhim të 228 kalorive shtesë.

Shkencëtarët besojnë se si pasojë e aftësive të cilët mundësojnë përcjelljen e programit televiziv, disa aftësi më të dobëta kontrollojnë sasinë e ushqimit të konsumuar.

Hulumtimet janë përqendruar vetëm tek fëmijët, ashtu që nuk ka ndonjë rezultat që dëshmon ndikimin e televizorit tek të rriturit.