LAJMI I FUNDIT:

Beli i gjerë rrezik për jetë

Beli i gjerë rrezik për jetë

Shkencëtarët amerikanë kanë njoftuar se edhe personat me peshë normale trupore, por me bel të gjerë, janë të rrezikuar nga vdekja si pasoje e komplikimeve të ndryshme.

Sipas hulumtuesve pranë “National Institute on Aging”, përveç peshës trupore rëndësi të madhe duhet t’i kushtohet edhe grumbullimit të indit dhjamor në hapësirën rreth abdomenit.

Një studim nëntëvjeçar i botuar në revistën, “American Journal of Epidemiology”, ka treguar se beli i gjerë rrit rrezikun e vdekshmërisë për 22%, pavarësisht faktit se indeksi i masës trupore mund të jetë në vlera normale.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rekomandohet që femrat ta kenë diametrin e belit më të vogël se 89 cm, ndërsa meshkujt më të vogël se 102 cm.