LAJMI I FUNDIT:

Qumësht për shtypjen

Qumësht për shtypjen

Femrat të cilat pinë më shumë qumësht jo-yndyror dhe marrin më shumë kalcium me anë të ushqimit, dhe jo nga preparatet artificiale të tij, janë më pak të rrezikuara për të zhvilluar hipertensionin.

Këtë e kanë treguar rezultatet nga një studim i Universitetit të Harvardit në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 30.000 femra.

Dy gota qumësht jo-yndyror në ditë kanë rezultuar me zvogëlimin e rrezikut për shtypje të rritur të gjakut për 10%.