LAJMI I FUNDIT:

Më keq të ndjehesh i trashë sesa të jesh

Më keq të ndjehesh i trashë sesa të jesh

Studimi me më shumë se 170.000 të anketuar ka treguar se ndikimi psikofizik i peshës ka efekt më të madh në shëndet sesa vetë indeksi i masës trupore.

Kjo shpjegohet me anë të stresit për shkak të stigmave sociale të cilat mund të sjellin deri te zhvillimi i sëmundjeve të lidhura me peshën, siç janë shtypja e rritur e gjakut dhe diabeti.

Studimet e ngjashme kanë treguar lidhshmërinë e peshës me vdekshmërinë, e cila është e ulët në kulturat te të cilat mbipesha është gjë normale.

Kjo tregon se te pesha më shumë ndikon faktori psikik, dhe në bazë të kësaj ky studim lë të kuptohet se perceptimi i vetvetes si i trashë është më i dëmshëm sesa vetë mbipesha.