LAJMI I FUNDIT:

Bari kundër hemorroideve preferohet për zbukurimin e trupit

Bari kundër hemorroideve preferohet për zbukurimin e trupit

Preparatin H, kanë filluar ta shfrytëzojnë edhe meshkujt edhe femrat, për zbukurim të disa pjesëve të trupit.

Tek mjekimi i hemorroideve ky bar zvogëlon madhësinë e zonës së dëmtuar dhe në këtë mënyrë i njëjti bar vepron edhe tek pjesët poshtë syve.

Preparati H, i cili është i dedikuar për shërim të hemorroideve, është bërë hit i ri në skenën e klubingut në New York. Ky bar përmban në vete edhe substancën fenilefrin HCl, e cila e zvogëlon indin e ënjtur të hemorroideve.

Ai vepron në atë mënyrë që i zvogëlon enët e gjakut të cilat janë në vendin e ënjtur. Ky bar është në formë të kremit të butë, ndërsa metoda e zbukurimit me anë të këtij preparati është përhapur shpejt në internet.


Këtë preparat më së shumti e përdorin personat që merren me body-building, për pjesët problematike të trupit. Femrat, me këtë preparat i zgjidhin problemet me pjesën fytyrës nën sy, të cilat i kanë në mëngjes, veçanërisht nëse një natë më parë kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.

Bari ka edhe disa gjëra të pakëndshme dhe mund të shfaqë disa efekte anësore, si alergji dhe të ngjashme, si dhe disa efekte edhe më serioze si për shembull shtyje e rritur e gjakut.