LAJMI I FUNDIT:

Patatja për të gjithë

Patatja për të gjithë

Në bazë të disa testimeve të bëra te më shumë se 8.000 pacientë, të cilët kanë pasur jo tolerancë për ndonjë ushqim (p.sh. produktet të cilat përmbajnë laktozë ose gluten), është treguar se patatja është produkti ushqimor më i parrezikshëm.

Prej të gjithë të testuarve, vetëm 1% e tyre kanë shfaqur reaksione të padëshirueshme nga patatja (çrregullime të vogla të tretjes ose reaksione alergjike në lëkurë).

Produktet tjera të cilat nuk u kanë shkaktuar probleme pacientëve të ndjeshëm në ushqim ishin: rrushi, kajsia, molla, elbi dhe limoni.