LAJMI I FUNDIT:

Muzika e lartë dëmton dëgjimin

Muzika e lartë dëmton dëgjimin

Sipas Qeverisë australiane, të rinjtë të cilët dalin nëpër lokale të zhurmshme ose ata të cilët dëgjojnë muzikë me zë të lartë në dëgjuese, mund të kenë për pasojë dëmtimin e përhershëm të dëgjimit.

Sipas këtij njoftimi, dy të tretat e të rinjve australianë kanë një shkallë të caktuar të humbjes së dëgjimit, ndërsa 70% e të rinjve ndërmjet moshave 18 dhe 34 vjet, kanë ushtimë apo zukatje në vesh, që mund të jenë shenja të humbjes së një shkalle të dëgjimit.

Studimi ka treguar se pavarësisht se të rinjtë e dinë se dëgjimi i muzikës me zë të lartë mund t’ua dëmtojë dëgjimin, prapëseprapë ata vazhdojnë t’i ekspozohen zërit të lartë.

Sugjerimi i ekspertëve është që muzika të dëgjohet me intensitet mesatar të zërit dhe kohëzgjatja e saj të jetë deri në një orë brenda ditës, me qëllim që të pengohet dëmtimi i dëgjimit.