LAJMI I FUNDIT:

Mësimi i gjuhëve të huaja mbron trurin

Mësimi i gjuhëve të huaja mbron trurin

Flisni vetëm shqip? Gjasat që truri juaj të mbetet i kthjellët edhe në pleqëri, nuk janë shumë të kënaqshme.

“Njerëzit të cilët flasin dy gjuhë në moshë të shtyrë, mund ta ruajnë më gjatë mendjen e mprehtë”, shkruan gazeta Toronto Star.

Psikologia Ellen Bialystok ka testuar aftësitë e të menduarit të 104 personave të moshës nga 30 deri në 59 vjeçare, dhe 50 personave të moshës nga 60 deri në 88 vjeçe.

Të gjithë të pyeturit kanë pasur nivel të njëjtë të arsimit dhe gjendje të njëjtë ekonomike. Në të dyja grupet, gjysma e të pyeturve ka folur rrjedhshëm dy gjuhë.


Secilit person i është dhënë një detyrë e thjeshtë, të cilën ka mundur ka realizojë në dy mënyra, ndërsa gjatë kësaj periudhe studiuesit kanë matur shpejtësinë e reagimit.

“Testimet kanë treguar se personat që kanë folur dy gjuhë kanë reaguar më shpejt se ata që kanë folur një gjuhë”, shkruan gazeta.

Sipas Bialystok, njerëzit që flasin dy gjuhë, gjithmonë mund të zgjedhin se me cilën gjuhë do të shërbehen, ashtu që në komunikimin e përditshëm truri i tyre duhet të vendosë se me cilën gjuhë do t’i drejtohen bashkëbiseduesit, që që e lehtëson të menduarit.

“Kjo gjimnastikë trunore, shfrytëzon trurin dhe parandalon ngadalësimin e proceseve të lidhura me planifikimin dhe koncentrimin, që është shumë e shpeshtë në moshë të shtyrë”, ka thënë studiuesja kryesore.