LAJMI I FUNDIT:

Gjysmë ore kundër kancerit

Gjysmë ore kundër kancerit

Një studim i ri i realizuar nga instituti suedez, Karolinska, ka treguar se vetëm gjysmë ore në ditë ushtrime u nevojiten meshkujve për ta zvogëluar rrezikun e vdekjes nga kanceri.

Tanimë dihet se mënyra e shëndetshme jetësore, e cila përfshin ushtrimet e rregullta, ndihmon në parandalimin e së paku gjysmës së të gjitha formave të kancerit.

Hulumtimi i ri jep fakte konkrete të cilat tregojnë se meshkujt të cilët ushtrojnë në mënyrë të rregullt, kanë mundësinë më të vogël për të vdekur nga kanceri, por edhe nëse e fitojnë sëmundjen, mbijetesa te ata është më e gjatë.

Ekspertët kanë analizuar 40.700 meshkuj dhe kanë zbuluar se gjysmë ore ecje ose ngasje të biçikletës në ditë, e rrit mbijetesën nga kanceri për 33%.