LAJMI I FUNDIT:

Vegjetarianët e rinj

Vegjetarianët e rinj

Një studim australian me 215 adoleshentë të moshave 14 dhe 15- vjeçare ka treguar se ushqimi vegjetarian ose ushqimi i cili anon kah vegjetarianizmi, ofron parametra më të mirë për shëndetin kardiovaskular.

Megjithatë, për shkak të shmangies së ushqimeve me prejardhje shtazore, adoleshentët kanë pasur sasi të ulët të vitaminës B12 në gjak.

Edhe studimet tjera kanë treguar se adoleshentët vegjetarianë kanë ushqim më të rregullt në krahasim me jo-vegjetarianët.

Mirëpo, është mirë të dihen arsyen e kalimit në ushqim vegjetarian, sepse adoleshentet nga njëherë me anë të vegjetarianizmit i fshehin çrregullimet e ushqyerjes.