LAJMI I FUNDIT:

Rrushi i mirë për zemrën

Rrushi i mirë për zemrën

Studimi i ri spanjoll ka treguar se fibrat ushqyese të cilat janë të pranishme në rrushin e zi zvogëlojnë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, edhe atë shumë më tepër sesa burimet tjera të fibrave ushqyese.

Në studim janë përfshirë 21 pjesëmarrës me nivele normale të kolesterolit dhe 13 pjesëmarrës me nivel të rritur të kolesterolit, të cilët kanë marrë fibra ushqyes shtesë nga rrushi.

Pas 16 javësh të marrjes nga 7.5 gramë në ditë të fibrave ushqyes nga rrushi, niveli i përgjithshëm i kolesterolit dhe LDL-kolesterolit në mënyrë të dukshme është zvogëluar, edhe atë më së shumti në grupin e pjesëmarrësve në studim të cilët në fillim të studimit kishin pasur nivel të rritur të kolesterolit.