LAJMI I FUNDIT:

Pirsingu mund të shkaktojë komplikime stomatologjike

Pirsingu mund të shkaktojë komplikime stomatologjike

Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i Tel Avivit, pirsingu nëpër trup, në veçanti në buzë dhe gjuhë, mund të shkaktojë komplikime të rënda stomatologjike.

Studimi, i cili është realizuar në 400 pacientë me moshë mesatare 20 vjet, ka treguar se çdo i katërti person me pirsing në gjuhë ose buzë ka simptoma, siç është gjakderdhja nga mishi i dhëmbëve.

Nga analizat është vërejtur se 13.9 % e të analizuarve kanë pasur një dhëmb të thyer ose komplikime tjera.

Të dhënat nga ky studim këshillojnë stomatologët të cilët bëjnë pirsing oral, t’u shpjegojnë mirë klientëve të tyre për pasojat dhe rreziqet shëndetësore.