LAJMI I FUNDIT:

Djemtë i operojnë “gjinjtë”

Djemtë i operojnë “gjinjtë”

Duket se në kohën moderne fëmijët janë aq të trashë, saqë kanë zhvilluar disa karakteristika të femrave, dhe për këtë arsye në disa vende është bërë e zakonshme që ata të paraqiten te kirurgu plastik për zvogëlimin e gjoksit.

Mjekët paralajmërojnë se numri i djemve shkollorë, të cilët për shkak të mbipeshës kanë fituar atribute të femrave (gjendje e cila quhet gjinekomasti), çdo vit është gjithnjë e më i madh.

Një kirurg plastik anglez, Christian Duncan, ka zbuluar se vetëm vitin e kaluar ka operuar 20 fëmijë, të cilëve për shkak të mbipeshës u ishin rritur “gjinjtë”.

Përveç ndërhyrjes kirurgjike për mënjanimin e kësaj anomalie, mjekët rekomandojnë edhe ndryshimin e mënyrës së jetesës, mbajtjen e dietave të veçanta dhe ushtrime të rregullta.


Ky fenomen është gjithnjë e më i shpeshtë te djemtë në moshë të re, ndërsa mbipesha e kombinuar me gjinj femëror mund të ketë pasoja serioze edhe në zhvillimin psikik të këtyre fëmijëve.