LAJMI I FUNDIT:

Bari mrekullibërës…

Bari mrekullibërës…

Aktualisht janë duke u bërë studime në pilulën e re të zbuluar, “çudibërëse”, e cila ngrit epshin seksual edhe te meshkujt edhe te fermat të cilët kanë probleme me libido, ndërsa, sipas shkencëtarëve, kjo pilulë është më e mirë se viagra.

Shkencëtarët pohojnë se e kanë zbuluar të fshehtën e dëshirës seksuale dhe se zbulimi i tyre mund t’ua ndryshojë jetën miliona njerëzve në mbarë botën.

Ky bar do të ndihmojë në mjekimin e sterilitetit, ndërsa besohet se njëra nga substancat përbërëse të tij nxit edhe humbjen e peshës trupore.

Nëse ky bar është i suksesshëm, atëherë menjëherë do ta zë vendin e parë në barnat për mjekimin e impotencës. Përparësia e këtij bari ndaj viagrës është se e nxit dëshirën për marrëdhënie seksuale në tru, dhe nuk i ngre “vetëm kapacitetet fizike”, siç bën viagra.