LAJMI I FUNDIT:

Shtatzënat nuk duhet t’i përdorin celularët

Shtatzënat nuk duhet t’i përdorin celularët

Edhe pse vazhdimisht paraqiten studime kundërthënëse në lidhje me përdorimin e telefonave celularë, ende nuk është e qartë nëse vërtet përdorimi i celularëve mund të jetë shkaktar i sëmundjes Alzheimer ose mund të sjellë sterilitetin te meshkujt, ose sipas studimeve tjera radio-valët nuk kanë asnjë ndikim negativ në shëndetin e njeriut...

Sipas një studimi më të ri të realizuar nga UCLA (Universitet e Kalifornisë në L.A.) dhe nga Universiteti Aarhus i Danimarkës, ekspertët kanë ardhur në përfundim se përdorimi i telefonave celularë gjatë shtatzënisë, edhe atë vetëm dy ose tri herë në ditë, mund të shkaktojë probleme të mëvonshme në sjelljen e fëmijës, hiperaktivitet dhe çrregullime të ngjashme.

Shkencëtarët nga të dy Universitetet të cilët kanë marrë pjesë në këtë studim kanë qenë të befasuar nga rezultate e fituara, mirëpo kanë pohuar se nevojiten studime shtesë për t’i vërtetuar këto rezultate.