LAJMI I FUNDIT:

Partnerët i konsiderojmë më të bukur sesa janë në të vërtetë

Partnerët i konsiderojmë më të bukur sesa janë në të vërtetë

Ndoshta nuk dukeni si Brad Pitt apo Angelina Jolie, mirëpo nuk ia vlen të vuani. Partneri juaj edhe ashtu do të mendojë se jeni gjëja më e bukur që ka parë ndonjëherë.

Ekspertët kanë treguar se shumica nga ne mendojmë se ajo/ai që dashurojmë është shumë më e/i bukur sesa që është në të vërtetë.

Në një studim nga i cili është kërkuar të tregojë se bukuria vërtet është e vendosur në sytë e vështruesit, janë anketuar 93 çifte, të cilët është dashur të vlerësojë
në bukurinë e partnerit të tyre.

Rezultatet e fituara kanë treguar se “notat” të cilat i kanë dhënë meshkujt për të dashurat e tyre kanë qenë shumë më të larta në raport me ato të cilat vetë femrat ia kanë dhënë vetes. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me femrat të cilat kanë vlerësuar shumë më lartë bukurinë e të dashurve të tyre, se sa këto të fundit mendojnë për vete.


Të gjitha çiftet kanë qenë në përfundim të decenies së tretë dhe kanë qenë së bashku në një mesatare prej 14 vitesh. Megjithatë studiuesit kanë lënë një hapësirë në shkallën e vlerësimit, pasi mendojnë se të anketuarit kanë qenë autokritikë ndaj pamjes së tyre.

Të dhënat tjera nga ky studim kanë treguar se femrat mendojnë se meshkujve më shumë u pëlqejnë femrat e dobëta me gjinj të mëdhenj që nuk është e vërtetë. Ndërsa edhe meshkujt mendojnë se femrave u pëlqejnë meshkujt muskulor me gjoks të gjere, që po ashtu nuk është e vërtetë.