LAJMI I FUNDIT:

Kokteje të frymëzuara nga filmi “Sex and The City”

Kokteje të frymëzuara nga filmi “Sex and The City”

Prodhuesi i vodkës, SKYY, mendon se publiciteti gjatë shfaqjes së filmit, "Sex and The City", është reklama më e mirë, dhe për këtë arsye ka vendosur që të krijojë pesë kokteje tematike të frymëzuara nga filmi.

Për herë të parë koktejet do të servohen në pasndejën e premierës së filmit në Londër.

Emrat e koktejeve janë emëruar në bazë të karaktereve të njohura në film.

Kokteji Carrie është i përcaktuar për t’u kënaqur me shoqërinë në mbrëmjet e përbashkëta. Kokteji Miranda është njëkohësisht i ëmbël dhe i hidhët.


Kokteji Charlotte është artistik dhe i baraspeshuar. Kokteji Samantha është i krijuar për gjetjen e ndjenjave dhe anëve të egra të personalitetit. Dhe kokteji Faca është relaksues dhe krijon vetëbesim.