LAJMI I FUNDIT:

Akullorja apo seksi?

Akullorja apo seksi?

Akullorja është një zëvendësuese e përsosur e dashurisë. Asaj i jepet përparësi në raport me marrëdhëniet seksuale duke e bërë kështu simbol të seksit dhe misterit.

Për shumë njerëz akullorja vepron kundër stresit dhe madje konsiderohet më e mire se seksi. Edhe pse ka ndikim pozitiv në shmangien nga depresioni, akullorja nuk rrit numrin e të rrahurave të zemrës në minutë, siç bën seksi.

Një studim i fundit italian ka treguar se 70 % e njerëzve në frigoriferin e tyre mbajnë akullore rezerve dhe e shfrytëzojnë atë si “terapi kundër stresit”.

Të anketuarit në studim kanë pohuar se akullorja përmirëson shumë gjendje, siç është lodhja dhe stresi, depresioni, pakënaqësitë e ndryshme, shqetësimi, vetmia dhe zemërimi.


Ndërsa kur flitet për akulloren, marrëdhëniet seksualë renditen të dytat. Numri më i madh i të anketuarve janë përgjigjur se akullorja duhet të shijohet kur je vetëm, ndërsa 40 % e tyre kanë preferuar shijimin e akullores së bashku me partnerin.