LAJMI I FUNDIT:

Barna për dobësim

Barna për dobësim

Disa barna të cilat janë prodhuar me qëllim të zvogëlimit të shtypjes së gjakut, njëkohësisht mund të ndihmojnë edhe në humbjen e peshës.

Eksperimentet kanë treguar se ACE inhibitorët (antihipertenzivë) e shpejtojnë metabolizmin dhe kështu në mënyrë automatike e “shkrijnë tepricën” duke mundësuar humbjen e kilogramëve.

Shfrytëzimi i tabletave të cilat zvogëlojnë peshën trupore pa djersitje dhe ushtrime, vërtet tingëllon si një zbulim revolucionar.

Pritet që në të ardhmen këto tableta të jenë trend, pasi që ato do të zgjojnë interesim të madh nga personat të cilët dëshirojnë trup të përsosur.


Meqenëse eksperimentet janë kryer te minjtë, këto tableta ende duhet të testohen te njerëzit për shkak të efekteve anësore të panjohura. Përveç se kanë efekt antihipertenziv dhe zvogëlojnë peshën trupore, këto barna kanë ndikim pozitiv edhe te diabetikët.