LAJMI I FUNDIT:

Zëri i femrës më joshës në ditët e mbarësimit

Zëri i femrës më joshës në ditët e mbarësimit

Shkencëtarët amerikanë nga State University of New York kanë pohuar se zëri i femrës në pjesën e muajit në të cilin ato janë në fazën e mbarësimit është shumë më joshës dhe tërheqës.

Zërat e femrave në pjesë të ndryshme të ciklit të tyre menstrual, u janë lëshuar personave me gjini të ndryshme. Rezultatet kanë treguar se të anketuarit kanë pohuar se më seksipilë kanë qenë zërat nga e njëjta fazë, në afërsi të ovulacionit.

Këto rezultate tregojnë se hormonet seksuale ndikojnë në laring dhe në këtë mënyrë vjen deri te ndryshimet subtile në zërin e femrës, ndërsa në këtë fazë meshkujt ndjejnë tërheqje shumë më të madhe.