LAJMI I FUNDIT:

Vijat e fytyrës zbulojnë qëllimet seksuale

Vijat e fytyrës zbulojnë qëllimet seksuale

A jeni për lidhje serioze apo aventurë për një natë – prirjet seksuale të një personi shpesh mund të shihen nëpërmjet vijave dhe formës së fytyrës, kanë njoftuar shkencëtarët britanikë në studimin e tyre më të ri.

Sipas anketimit të 700 heteroseksualëve, në moshën mesatare 20 vjeç, shkencëtarët kanë zbuluar se shumica e të anketuarve munden që me një pamje në fytyrë të vlerësojnë nëse personi është i gatshëm për lidhje serioze apo për një aventurë kaluese.

Të anketuarit si të dhëna kanë theksuar formën e nofullës, madhësinë e hundës dhe formën e syve, thuhet në studimin e disa ekipeve të universiteteve në Britaninë e Madhe.

"Studimet e mëhershme pohojnë se secili mund të krijojë përshtypjen për një person në bazë të vijave të fytyrës, më pas sipas gjendjes shëndetësorë të atij personi dhe disa vija të karakterit", ka sqaruar eksperti Ben Jones.


Studimi i ri shkon edhe më larg, sepse zbulon se secili mund të zbulojë qëllimet seksuale në bazë të disa sinjaleve të lehta në fytyrë, ka shtuar Jones.

Gratë, për shembull vlerësojnë se meshkujt me vijat burrnore të fytyrës, nofull katrore, hundë të madhe dhe sy të vegjël, dëshirojnë aventurë të shkurtër, thuhet në studim dhe shtohet se femrat me buzë të trasha dhe sy të mëdhenj u dërgojnë porosinë seksuale meshkujve se janë të gatshme për aventurë.

"Rezultatet tona sugjerojnë se çdokush mund të vlerësojë strategjinë seksuale me një pamje në fytyrë. Edhe pse këto vlerësime nuk janë në tërësi të besueshme, sinjalet e tilla megjithatë janë të lehta", thuhet në hulumtim.

Të anektuarit kanë kryer vlerësimet e tyre në bazë të shikimit të fotografive dhe 72 për qind e tyre ia kanë qëlluar se cilat janë qëllimet e njerëzve të fotografuar.

Studimi është publikuar në revistën britanike mjekësore "Evolution and Human Behavior".