LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi parandalon sëmundjet kardiovaskulare

Ushqimi parandalon sëmundjet kardiovaskulare

Ushqimi mund ta ketë rolin kryesor në uljen e shtypjes së gjakut dhe në të njëjtën kohë mund ta parandalojë sulmin në zemër dhe goditjen në tru, raportojnë shkencëtarët amerikanë.

Duke i përcjellë dhe analizuar rreth 90 mijë femra me shëndet të mirë, me moshë mesatare nga 24 vjet, shkencëtarët nga kolegji Simons i Bostonit, kanë ardhur në përfundim se konsumimi i madh i lëngjeve, pemëve, qumështit pa yndyrë dhe proteinave me prejardhje bimore, zvogëlon në 24% rrezikun për infarkt të miokardit dhe në 18% rrezikun nga sulmi në tru.

Këto të dhëna, të publikuara në revistën mjekësore Archives of Internal Medicine, pohojnë se në SHBA te 40% e femrave të moshës mbi 50-vjeçare, zhvillohen sëmundjet kardiovaskulare.

Për këtë arsye shkencëtarët vazhdimisht janë në kërkim të parandalimit të këtyre sëmundjeve, dhe si rezultat i këtyre fakteve të publikuara, ata mendojnë se ushqimi mund të ketë ndikim pozitiv dhe të gjatë në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.