LAJMI I FUNDIT:

Të nevojshme ndryshimet në mënyrën e jetës

Të nevojshme ndryshimet në mënyrën e jetës

Disa ndryshime të vogla në mënyrën e jetesës ndihmojnë në zvogëlimin e pengesave abdominale, mbledhjen e indit yndyror në regjionin e barkut dhe zvogëlojnë rrezikun nga sindroma metabolike.

Sindroma metabolike përfshin një grup çrregullimesh metabolike të cilat konsiderohen si rezistencë ndaj insulinës, grumbullim i indit yndyror në regjionin e abdomenit, nivel i lartë i kolesterolit dhe rritje e shtypjes së gjakut.

Disa shkencëtarë finlandez, kanë arritur që ta zvogëlojnë në 15% sindromën metabolie te femrat dhe meshkujt obezë me moshë mesatare, duke caktuar dietë të veçantë për secilin individ dhe duke rekomanduar ushtrime, të cilat kanë zgjatur mesatarisht 4 vjet.

Në bazë të krahasimeve të bëra, te personat me dietë dhe ushtrime të zakonshme, sindroma metabolike është zvogëluar për vetëm 4%, ndërsa pengesat në abdomen nuk kanë ndryshuar fare.


Megjithatë para se t’i rekomandojë zbulimet e tyre për të gjithë personat e rrezikuar nga sindroma metabolike, shkencëtarët kanë nevojë për disa eksperimente shtesë.