LAJMI I FUNDIT:

Si ta dalloni personin që dëshiron seks për një natë

Si ta dalloni personin që dëshiron seks për një natë

Shumë studime kanë treguar se fytyra e njeriut flet për karakterin e tij dhe se gjithë të tjerët mund ta dallojnë këtë karakter. Ndërsa sipas një hulumtimi më të ri, njerëzit kanë aftësi t’i dallojnë sinjalet e personave të cilët preferojnë një lidhje të shpejtë, pa obligime.

Përgjigja rreth çështjes se a dëshiron një femër seks për ta kaluar natën, pa u lodhur fare për ta bindur atë me fjalë, qëndron në pamjen e fytyrës së saj.

Meshkujt të cilët kërkojnë lidhje për një natë duhet që shikimet e tyre t’i hedhin kah femrat, fytyra e të cilave ngjan me ato të aktoreve Charlize Theron dhe Christine Ricci.

Një hulumtim ka treguar se meshkujve u pëlqejnë femrat të cilat janë të interesuara për seks pa obligime, kurse femrat në një masë më të vogël e zgjedhin seksin pa obligime, përkundër kësaj atyre u pëlqejnë meshkujt stabil të cilët do të punojnë për to dhe fëmijët të tyre.


Edhe pse meshkujt nuk kanë mundur secilën herë të vlerësojnë se cilat femra janë të interesuara për seks pa obligime, megjithatë ata kanë qenë shumë të joshur nga fotografitë e femrave të cilat kanë qenë të interesuara. Sipas këtij studimi për shumicën e meshkujve janë tërheqëse femrat me sy të mëdhenj dhe nofull të vogël, të ngjashme me Lindsey Lohan, Charlize Theron dhe Christina Ricci.