LAJMI I FUNDIT:

Filmat duhet të shikohen në dhoma të ndriçuara mirë

Filmat duhet të shikohen në dhoma të ndriçuara mirë

Sipas një studimi të publikuar nga shkencëtarët e Universitetit Cumbria, filmat është më së miri të shikohen në dhomat e ndriçuara mirë.

Këta shkencëtarë kanë ardhur në përfundimin se shikimi i filmave në kinematë me dritë të dobësuar, nuk ndihmon që ta shikoni më së miri filmin. Hapësirat e errëta nuk janë më të favorshmet për shikimin e detajeve vizuale.

Sallat e errëta dhe dhomat e zakonshme i pengojnë sytë për ta shikuar ekranin në mënyrë më të favorshme. Kështu që është më mirë që dritat rrethuese të jenë sa më afër ekranit.