LAJMI I FUNDIT:

Limoni dhe karcinoma e gjirit

Limoni dhe karcinoma e gjirit

Përdorimi i frutës së limonit, është vënë në pikëpyetje për shkak të rezultateve të këqija të një studimi britanik, sipas të cilit, femrat në periudhën postmenstruale të cilat kishin përdorur sasi të mëdha të limonit, doli të jenë të rrezikuara nga kanceri i gjirit.

Në hulumtim kanë marrë pjesë mbi 45 mijë femra, ndërsa femrat të cilat kishin ngrënë gjysmë frute limon, çdo të dytën ditë, kishin qenë të rrezikuara në 30% të rasteve nga karcinoma e gjirit.

Supozohet që përbërësit e limonit e rritin aktivitetin e enzimës CYP3A4, të njohur edhe si “cytochrome p450 3A4”, metabolitët e së cilës luajnë një rol të rëndësishëm në karcinogjenezë. Në rastet me kancer të gjirit është gjetur një sasi e madhe e kësaj enzime në indin e gjirit.

Megjithatë studime të tjera e kundërshtojnë lidhshmërinë eventuale ndërmjet përdorimit të limonit dhe karcinomës së gjirit, kështu që u mbetet studimeve më të reja të vendosi për përdorimin e kësaj frute nga gratë.