LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt e ruajnë formën më lehtë

Meshkujt e ruajnë formën më lehtë

Studimet kanë treguar se femrat e moshuara e kanë shumë të vështirë që të qëndrojnë në formë, në krahasim me meshkujt e të njëjtës moshë. Sipas tyre, trupi i femrës me kalimin e moshës, ka më pak masë muskulore, dhe në këtë mënyrë rritet rreziku për lëndime dhe thyerje të eshtrave në rast të rrëzimit. Ndërsa meshkujt e moshuar e kanë ende të ruajtur masën muskulore dhe me përdorimin e proteinave mund ta rrisin atë.

Besohet se fajtor për këtë janë hormonet. Me rënien e menjëhershme të nivelit të hormonit estrogjen pas menopauzës, femrat e kanë shumë të vështirë ta ruajnë masën muskulore. Ndërsa te meshkujt ndryshimet hormonale nuk janë aq të mëdha edhe me kalimin e moshës. Femrat njëkohësisht kanë masë më të vogël të muskujve, ndërsa kanë më tepër yndyrë se sa meshkujt, që do të thotë se trupi i tyre ka fuqi më të vogël që ta mbajë peshën.

Duke marrë parasysh rolin e muskujve në mbajtjen e formës së trupit dhe në zvogëlimin e rrezikut për nga frakturat e ndryshme, është me rëndësi që femrat në moshë të mundohen sa ma shumë që të qëndrojnë në formë. Për ta arritur këtë, femrat duhet që në ushqimin e tyre të ketë produkte të cilat përmbajnë proteina, siç janë vezët, peshqit, mishi i pulës etj, si dhe duhet të ushtrojnë vazhdimisht.