LAJMI I FUNDIT:

Antibiotikët nuk ndikojnë në ndezjen e sinusit

Antibiotikët nuk ndikojnë në ndezjen e sinusit

Rezultatet e hulumtimit më të ri të ekspertëve zviceranë të "Clinical Epidemiology" nga Bazeli, dëshmojnë se doktorët, në 90 për qind të rasteve, për ndezje të sinuseve përshkruajnë antibiotikë. Por, i njëjti studim tregon se ato ilaçe nuk kanë asnjë efekt.

Ndezja e sinuseve është komplikim i rëndomtë pas ftohjes apo gripit. Ndezjet shkaktojnë temperaturë të lartë, dhimbje në fytyrë dhe ballë dhe hundë të mbushur.

Ekspertët zviceranë në studim ofrojnë disa udhëzime të cilat u tregojnë doktorëve se antibiotikët duhet t’iu përshkruajnë pacientëve, vetëm nëse ata janë të sëmurë më gjatë se një javë. Kjo normë është përcaktuar pasi që besojnë se ndezjet të cilat zgjasin më pak se shtatë ditë janë virale, prandaj antibiotikët nuk janë të nevojshëm.