LAJMI I FUNDIT:

Nëse vuani nga bulimia, terapia është….martesa!

Nëse vuani nga bulimia, terapia është….martesa!

Siç mbështesin studiuesit e Universitetit të Shkencave dhe Teknologjisë të Norvegjisë, bashkëjetesa me të dashurin tuaj dhe planet tuaja të përbashkëta për martesë mund të vogëlojnë ndjeshëm simptomat e bulimisë.

Megjithatë, rezultatet e studimit të revistës shkencore “American Journal of Medical Genetics: (sipas të cilave çrregullimet ushqimore ndoshta i dedikohen në përqindje të madhe gjeneve e trashëgimisë), në shfaqjen e bulimisë luajnë rol dhe faktorët kulturorë.

Shfaqja e modeleve të caktuara nga mediat dhe opinioni i gabuar se, atyre që janë të ukur dhe të dobët, u ofrohet gjithçka “me dy duar, i çon femrat e reja të fiksohen me pamjen e tyre të jashtme.

Gjatë kohës së studimit të norvegjezëve, femrat që vuanin nga bulimia dhe në pas bashkëjetonin me partnerin e tyre (me qëllim martesën) kishin ndjeshëm më pak episode krizash bulimie (vjellje dhe konsumimit të tepërt të ushqimit), megjithatë pa arritur shërimin përfundimtar të sëmundjes.

Duket se, prezenca e partnerit ndoshta rrit vetëvlerësimin dhe përmirëson pamjen që ka i sëmuri nga trupi i tij.