Balerina dhe striptizë? Sot festat e beqarisë janë kthyer në "fundjava lamtumire", duke krijuar në këtë mënyrë një parabiznes martesor. Para se të martohen, femrat dhe meshkujt janë të trishtuar dhe dëshirojnë që "momentet e fundit" të beqarisë t‘i kalojnë në një udhëtim jashtë vendit, apo në festa të mëdha, si gjithmonë mes miqve.
Sigurisht që këtij rituali nuk kanë mundur t‘i shpëtojnë as yjet e mëdhenj të muzikës e kinemasë. Një prej tyre është edhe këngëtarja e njohur Christina Aguliera, e cila, para "hapit të madh" me Jordan Bratman, u "arratis" me mikeshat e saj në një plazh të Kalifornisë. Edhe aktorja Nicole Kidman bëri të njëjtën gjë, në shtëpinë e motrës së saj në Sidney, ku organizoi një festë të madhe pak ditë para se të martohej.
Ata që i kanë dhënë jetë këtij riti antik, i cili tashmë është kthyer në traditë, janë pikërisht anglosaksonët. Në Amerikë kjo lloj feste për femrat quhet "bachelor", ose "bachelorette party". Në Angli, këto festa për meshkujt quhen "stag-nigt", ose "hen-parties". Këtij rituali i janë kushtuar edhe shumë agjenci e faqe speciale interneti. Agjenci të ndryshme ofrojnë zgjidhje në paketa të ndryshme, duke përfshirë gjithçka. Ato ofrojnë udhëtime në Amsterdam, Pragë, Barcelonë e vende të tjera.
Po kush janë "huliganët" e rinj që kanë vendosur të martohen e t‘i nënshtrohen festës së beqarisë? Identifikimi ndryshon nga ai i dhjetë viteve më parë, sepse sot numri i martesa është ulur ndjeshëm dhe të rinjtë martohen në moshë të madhe. Femrat martohen rreth moshës 29 vjeçe, ndërsa meshkujt 33, dhe në këtë mënyrë kanë më shumë mundësi ekonomike. "Martesa ka shumë shpenzime dhe festa e beqarisë po ashtu", pohon një psikologe. Nga një kërkim i bërë kohët e fundit, është vënë re se miqtë e çifteve angleze shpenzojnë 360 sterlina për t‘iu bashkuar festës së beqarisë, shpenzime këto ku përfshihen udhëtimi, prenotimi, restoranti, ushqimi dhe mbrëmja në diskotekë.
"Beqarët kanë gjithnjë tendencë të shkojnë sa më larg të jetë e mundur, ndoshta për të shmangur gafat e shumta", pohon psikologja. "Shumica e klientëve vijnë nga jashtë. Ata prenotojnë vetëm darkën dhe tavolinën në diskotekë, ndërsa të tjerë preferojnë të dëfrehen me miqtë gjithë fundjavës e në ndonjë rast prenotojnë hotel buzë rivierës", pohon një punonjëse agjencie. Tarifat variojnë në bazë të kërkesave: 30 euro vetëm për darkën, 180 euro nëse klientët dëshirojnë striptizë, ndërsa për prenotim dhe fundjavë, tarifa është më e lartë.
A ka kërkesa të çuditshme? "Të zakonshmet. Femrat preferojnë meshkujt që zhvishen, ndërsa burrat ‘çokollatat‘ braziliane", tregon punonjësja. Por të rinjtë nuk preferojnë vetëm prenotimet në hotelet e shtrenjta. Ata mendojnë se festat e bëra vetë në shtëpi janë më shik. "Është nusja ajo që u lë të tjerëve të kuptojnë se me kë dëshiron të festojë dhe ku. Më pas janë miqtë e saj të ngushtë që organizojnë gjithçka", tregon një vajzë 27-vjeçare, e cila po përgatit një festë beqarie për tri ditë në Sant Tropez. Çfarë organizoni dhe a ka shpenzime? "Sigurisht që ka shpenzime, por kjo nuk llogaritet me kënaqësinë dhe dhuratat që merr në këmbim. Para se të nisemi për udhëtim, marrim me vete sende të ndryshme: kostume banje, veshje ekstravagante, prezervativë, libra mbi martesën dhe revista për të kaluar kohën", tregon ajo. Sigurisht edhe meshkujt nuk përjashtohen nga ky program: "Ne ishim katër shokë dhe festimet u përqendruan mbrëmjen e ditës së shtunë. Përveç apartamentit që e kishim marrë me qira për dy ditë, organizuam darkë në restorant, rezervuam një tavolinë në diskotekë, por pa ftuar balerina e aq më tepër me pagesë. Shpenzimet ishin disa qindra euro, një shifër e vogël, që mund të përballohet edhe nga ata që nuk kanë të ardhura financiare", pohon një djalosh.
"Me fjalë të tjera, një festë beqarie lejon të mbështetesh te miqtë e tu më të ngushtë dhe të rigjesh sërish vetveten përpara hapit të madh. Shoqëria është një trampolinë e sigurt dhe e vërtetë në fillimin e jetës së re. Është mirë që të provojmë gjithçka para se të fillojmë jetën martesore, për të mos u penduar më vonë. Festa e beqarisë tregon fundin e një cikli dhe fillimin e një cikli tjetër të ri, në të cilin nuk duhen harruar kurrë momentet e bukura të jetës", konfirmon psikologjia.
Por sot gjërat kanë ndryshuar. Nëse dikur ishte burri ai që humbiste lirinë, ndërsa gruaja realizonte ëndrrën e saj duke u bërë bashkëshorte e më pas nënë, sot e "vuajnë" të dy së bashku këtë "dënim" dhe për ta zbutur sadopak "dhimbjen", organizojnë festat e beqarisë. /shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme