LAJMI I FUNDIT:

Meditimi i shkurtër zvogëlon stresin

Meditimi i shkurtër zvogëlon stresin

Studimet e kryera rishtazi kanë dëshmuar se, meditimi afatgjatë intensiv, mund të përmirësojë përqendrimin dhe të zvogëlojë stresin - derisa hulumtimi më i ri dëshmon se përqendrimi mund të përmirësohet edhe për pesë ditë të rregullta, me një metodë të veçantë.

Hulumtimi, në të cilin kanë marrë pjesë 40 studentë kinezë, ka dëshmuar se për 20 minuta meditimi integrativ, për vetëm pesë ditë, dukshëm përmirësohet përqendrimi dhe disponimi, derisa zvogëlohet niveli i ngushtimit, depresionit, inatit dhe lodhjes.

Meditimi integrativ, sqarojnë hulumtuesit, kombinon teknikat e çlirimit të trupit, të frymëmarrjes së rregullt, paramendimit të fotografisë dhe trajnimit të koncentrimit.

Vetëm pas pesë ditësh, studentët nga grupi i studentëve i cili ka qenë i përfshirë në meditimin integrativ, kanë shfaqur rezulate dukshëm më të mira në teste, sesa grupi i kontrolluar. Është përmirësuar dukshëm edhe reagimi i tyre ndaj stresit.


Rezultatet e tyre vetëm pas pesë ditësh “hapin rrugën” e studimeve. të cilat do të dëshmojnë dobinë e meditimit.