LAJMI I FUNDIT:

A jeni të depresionuar? Fajësoni shefin

A jeni të depresionuar? Fajësoni shefin

Secila kompani do të duhej të mendonte për zhvillimin e politikave për mirëmbajtjen e shëndetin shpirtëror të punëtorëve, sugjeron studimi i cili ka dëshmuar që stresi i vazhdueshëm në punë mund të sjellë tek depresioni.

Shkencëtarët kanë zbuluar që në mesin e 24.000 të anketuarve kanadezë, të punësuar, gati pesë për qind kanë vuajtur nga depresioni gjatë vitit të kaluar. Atyre që janë nën stres të theksuar në punë, me të madhe u kërcënohet rreziku nga sëmurja prej depresionit, thuhet në rezultatet e studimit të publikuar në revistën shkencore, American Journal of Public Health.

Rezultatet e studimit tregojnë që është i nevojshëm parandalimi i depresionit në vendin e punës. Secila ndërmarrje do të duhej të mendonte për zhvillimin e politikave që do të mirëmbanin shëndetin shpirtëror.